Blerësi mund të blejë jo më shumë 3 (tre) produkte të të njëjtit lloj brenda 1 (një) dite.
Përpara çdo blerjeje, blerësi duhet të sigurohet se përdorimi i produkteve dhe aksesoreve të tij është i lejueshëm në vendin/pozicionin e përdorimit dhe nëse nga Digitalb ofrohet mbulim me sinjal (nëse është e lejueshme vendosja e antenës satelitore). Informacioni në lidhje me mbulimin me sinjal paraqitet në hartat përkatëse që ndodhen në faqe.
Digitalb garanton origjinalitetin e të gjitha produkteve të tij të blera në Faqe. Produktet janë të gjitha të loguara me markën Digitalb.
Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale
Asnjë informacion nuk do t’i bëhet publik palëve të treta nga palët, pa miratimin me shkrim të palës tjetër, përveç rastit kur ligji e parashikon ndryshe.
Digitalb deklaron dhe garanton se do të mbledhë, mbajë, përpunojë, apo mbajë në ndonjë mënyrë tjetër çdo të dhënë personale lidhur me abonentët në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, legjislacionin e zbatueshëm dhe rregulloret përkatëse si dhe kushtet e përcaktuara në këto terma.
Të gjitha të dhënat e kartës së kreditit/debitit apo të dhëna të tjera financiare nuk kanë asnjë lidhje me Digitalb apo faqen e tij. Këto të dhëna janë të aksesueshme vetëm nga faqja www.raiffeisen.al
Digitalb nuk mban asnjë përgjegjësi për të dhënat financiare, pasi nuk ka asnjë akses në to.
Për të parë kushtet klikoni këtu.
Këto parime të përgjithshme rregullohen nga legjislacioni shqiptar në fuqi dhe gjykata kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për sa nuk parashikohet në këto terma, zbatohet legjislacioni shqiptar në fuqi.
Kontaktet
Për asistencë të mëtejshme në blerjet online, ankesa, kërkesa dhe për më shumë informacion, blerësi ose klienti potencial na kontakton në adresën:
në numrin e telefonit fiks 00355 4 238 8051.
Orari: Nga e hëna në të premte
Nga ora 09:00 - 17:00
Blerësi ose klienti potencial mund të kontaktoje në rrugë postare në adresën e selisë:
Digitalb Sh.a
Rruga: Autostrada Tiranë-Durrës km.1, Rr. “Pavarësia”, Nr.39
Kashar, Tiranë, Shqipëri
Sektori i Shitjeve OnlineUnit
Të tjera
Për sa parashikuar në këtë dritare, nevojitet të vlerësohet dhe interpretohet një raport me tërësinë e përcaktimeve të tjera të Faqes.
Digitalb rezervon të drejtën të ndryshojë kryesisht përcaktimet sa më sipër.
Blerësi në çdo blerje duhet të njihet me këto përcaktime dhe në vijim duhet të procedojë me blerjen përkatëse.
“Online Unit” është një dyqan virtual, i cili mundëson shërbim 24 orë, në 7 ditë të javës.
Hapat që duhet të ndiqni:
Ju mund të kontrolloni detajet e përdorimit të Online Unit, si dhe kushtet e kontratës, në rubrikën “Terma dhe Kushte”.
Plotesimi i kontratës ju shërben për identifikimin tuaj në sistemin e Digitalb. Gjithashtu edhe për të pasur informacion të mjaftueshëm mbi kushtet e përdorimit të artikujve të Digitalb si dhe ato tuaja. Duke pasur kontratë me Platformën Digitalb, ju mund të bëheni përfitues i ofertave të ndryshme. Te dhenat tuaja do te ruhen sipas rubrikës “Terma & kushte”.
Abonimi i blerë s’mund të anulohet në asnjë rast. Për më shumë informacion, referohuni te pika “Kushtet dhe Termat”.
Ju mund të blini me një kartë Visa, Mastercard, të lëshuar nga çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siguria e veprimeve financiare është përgjegjësi e plotë e Raiffeisen Bank Albania. Ju mund të blini online gjithashtu, përmes llogarisë suaj në PayPal.
Produktet e DigitAlb mund të blihen nga çdo individ, pavarësisht vendndodhjes dhe bankës së cilës i përket Karta Elektronike Bankare që zotëron.
Ju mund të pasuroni abonimin tuaj në çdo kohë, duke blerë një nga Paketat e Abonimit Digitalb, duke bërë pagesën e diferencës në një nga pikat Digitalb UNIT në të gjithë Shqipërinë, të cilat mund t'i gjeni në Hartën Digitalb Unit.
Online Unit përdor teknikat më të përparuara për mbrojtjen e të dhënave. I gjithë komunikimi kryhet përmes protokollit të sigurt HTTPS me një kriptim të sigurt 256bit.
1-Cfarë do të thotë blerje me këste të abonimeve të DIGITALB ?
Janë blerjet e abonimeve të DIGITALB me parapagim mujor me pagesa nëpërmjet Bankës. Çmimi mujor, është mëiI ulët në raport me abonimin mujor që blihet me pagesë direkte çdo muaj nga klientët e DIGITALB.
2-Cilat janë paketat e abonimit apo produktet e DIGITALB të cilat mund t’i blej me këste?
Abonentët mund të përzgjedhin, prane pikave zyrtare të shitjes së DIGITALB (të cilat ofrojnë “abonimin me këste”), të lidhin kontratë abonimi aktualisht në një nga 5 paketat e abonimit, si vijon:
3-Si procedohet për t'u bërë pjesë e këtij shërbimi?
Për tu bërë pjesë e këtij shërbimi, duhet të nënshkruani një kontratë paraprake në të gjitha pikat e shitjes DIGITALB, apo edhe nga faqja zyrtare e internet https://abonohu.DIGITALB.al/
a-Për çfarë shërben kjo kontratë ?
Kontrata është dokumenti, i cili nënshkruhet nga palët (klienti dhe DIGITALB) dhe e bën marrëveshjen mes tyre, të jetë e lidhur me formë të ligjshme me një afat minimal 12 mujor. Kontratë fillestare: Konsiderohet kontrata e parë me këste që lidhet mes DIGITALB dhe Abonentit/Blerësit. Data e hyrjes në fuqi të kontratës është data kur Blerësi/Abonenti kryen pagesën fillestare pranë Bankës.
Klienti paraqitët pranë Bankës dhe paraqet një kopje të kësaj kontrate. Kontrata me DIGITALB është kusht që duhet të plotësojë Klienti, për shërbimin e pagesës me këste. Kontrata që lidhet midis Klientit dhe DIGITALB në një nga pikat e Autorizuara të DIGITALB përcakton të gjitha detyrimet dhe të drejtat që duhet të përmbushin palët në kontratë.
Në rastin kur kjo kontratë lidhet nga Klienti në “DIGITALB Online Unit”, pas konfirmimit të saj elektronik DIGITALB, i dërgon abonentit
kopjen e kontratës me e-mail (në adresën e dhënë nga Abonenti).Me nënshkrimin e kësaj kontrate, Abonenti bie dakord të kryejë një pagesë fillestare për parapagimin e 2 (dy) muajve abonim (përkatësisht muajin e parë dhe të fundit) dhe ditët e mbetura të muajit kur nënshkruan kontratën.
b-Cfarë dokumentash duhen për të kryer një kontratë me këste?
Për të nënshkruar një kontratë për pagesën me këste në pikat e shitjes DIGITALB, nevojitet mjeti i identifikimit (ID,pashaportë). Pjesë e këtij shërbimi bëhen, të gjithë personat fizikë që kanë mbushur 18 vjeç në çastin e blerjes, që disponojnë një letërnjoftim ose pasaportë dhe kanë një llogari bankare në emër të tyre. Po ashtu edhe personat juridikë që disponojnë një numër Nipti dhe kanë një llogari bankare në emër të personit juridik, që lidhin kontratë me DIGITALB, për të bërë të mundur përfitimin e shërbimit dixhital televiziv tokësor/satelitor vetëm për përdorim vetjak, pa të drejtë rishpërndarjeje, duke pranuar kushtet e kësaj kontrate. Abonimi kryhet me anë të përzgjedhjes së një pakete që
përmban një paketim të caktuar të kanaleve TV.
c-Sa afat ka kjo kontratë që nënshkruhet në pikat e shitjes DIGITALB?
Pas lidhjes/nënshkrimit së kësaj kontrate nga Abonenti në pikën e shitjes, vlefshmëria e saj për ta paraqitur në bankë nga ku
vijohet me procedurat e pagesës është 15 ditë kalendarike. Pas kalimit të këtij afati, nëse nuk janë kryer procedurat prane Bankës, kontrata anullohet pa efekte financiare për palët.
d-Cilat janë hapat që duhet të ndjekë klienti pas nënshkrimit të kontratës në pikat e shitjes DIGITALB?
Klienti pas nënshkrimit të kontratës në pikat e shitjes DIGITALB paraqitet pranë Bankës dhe paraqet një kopje të kësaj kontrate.
Kontrata me DIGITALB është kusht që duhet të plotësojë Klienti për pagesën me këste të shërbimit.
3-Si kryhet pagesa me keste e abonimeve?
Pagesa me këste e abonimeve, kryhet në sportelet e bankave partnerë në shërbim, të publikuara nga DIGITALB..
Pagea me këste mund të kryet gjithashtu përmes DIGITALB Online Unit.
3.1 Si kryhet Pagesa ONLINE
Për të kryer pagesën me këste online, klienti duhet të vizitojë faqen zyrtare të DIGITALB www.digitalb.al. Më pas duhet të hyjë në sektorin Online Unit dhe të zgjedhë dritaren Pagesa me Këste, ku klienti plotëson të dhënat që duhen për kontratën. Pas plotesimit të kontratës online, klienti kalon në një faqe ku i kërkohet të zgjedhë mënyrën e pagesës. Format e pagesës janë me PayPal dhe me bankë.
Nqs klienti zgjedh pagesën me PayPal, atëhere do te kaloje automatikisht ne faqen e PayPal, ku do te plotesoje te dhenat qe i kerkohen per kryerjen e pageses.
Nqs Klienti zgjedh pagesën me bankë, atëherë do të kalojë automatikisht në faqen e Raiffeisen Bank, ku do të plotesojë të dhenat që i kërkohen për kryerjen e pagesës. Për të kryer pagesën me bankë, klienti duhet të ketë një kartë krediti Visa, Master ose Maestro.
4-Nuk kam llogari bankare në këto banka që janë partnerë në ketë shërbim, si duhet të procedoj?
Edhe nëse nuk keni llogari në bankat partnere në shërbim, Bankat ofrojnë forma të ndryshme pagese në funksion dhe sipas zgjedhjes së klientit, si: a)Pagesë me para në dorë (cash), në llogarinë e DIGITALB, b)Hapje llogarie në njërën nga këto Banka. Gjithashtu në rastin kur lista e bankave të publikuara nuk është banka që ju keni llogarinë, ateherë pagesa mund të kryet online në DIGITALB ONLINE Unit.
5-Jam pagamarrës në njërën nga këto banka mund të autorizoj bankën për tërheqje pagesash në favor të DIGITALB?
Klienti autorizon bankën të shlyejë nga llogaria e tij bankare faturat mujore të shërbimeve të DIGITALB në lidhje me numrin ID të përdoruesit, sipas kushteve të debitimit direkt të pranuara nga klienti. Këtë informacion, më të detajuar mund ta merrni në Bankë.
6-Sa muaj duhet të paguaj në fillim në Bankë për t’u bërë pjesë e këtij Shërbimi?
Abonenti në momentin e lidhjes së kontratës, do të duhet të parapaguajë: Dy muaj paradhënie pagesë. Paguan muajin e parë dhe muajin e fundit (të dymbëdhjetë) e cila shërben si garanci për DIGITALB, në rast mospagese/ndërprerje të kontratës nga ana e klientit. Brenda muajit të parë deri datën 30/31 të muajit, klienti duhet të parapaguaj për muajin e dytë të abonimit. Pagesat mujore në llogarinë bankare të DIGITALB, do të kryen nëpërmjet bankës (mënyra e pagesës nga Klienti në bankë vendoset midis tyre, ajo mund të jetë me debitim direkt apo pagesë në sportel për llogari të DIGITALB).
7-Pasi bëra pagesën në banke për dy muajt paradhënie, pas sa kohesh hapet abonimi?
Abonimi hapet brenda ditës, maksiamalisht deri në orën 18.00.
8-Kur duhet të kryhet pagesa për këstin radhës për muajin pasardhës?
Pagesa për kestin për muajin pasardhes duhet të kryhet brenda datës 30/31 të muajit aktual të abonimit.
9-Kur dita e pagesës së këstit mujor në Bankë është pushim ose festë zyrtare, mund ta kryej abonimin ditën e parë të punës?
Këstet e abonimeve të DIGITALB mund të paguhet midis datave 1-30/31 të çdo muaji. Klienti është i lirë të zgjedhë një datë pagesë midis këtyre datave, me përjashtim të ditëve të pushimit dhe festave zyrtare. Në rast se ditët e përcaktuara qëllojne ditë pushimi ose festë zyrtare, ekzekutimi do të kryhet në ditën pasardhëse të punës. Në rast se festa zyrtare është në datat 30/31 të muajit, klienti duhet të kryej pagesën e këstit ditën paraardhëse.
10-Nëse nuk arrij të paguaj këstin për muajin e radhës brenda muajit aktual, çfarë ndodh?
Në rastet kur abonenti nuk kryen pagesën me këste për muajin pasardhës, ai humbet mundësinë për të parë kanalet e DIGITALB në atë muaj. Në çdo rast, Abonenti mund të kryejë abonimin në muajin në vijim për të dy muajt e papaguar, deri në ditën e fundit të muajit të dytë. Në rastin kur Abonenti nuk ka kryer pagesë për dy muaj radhazi, kontrata konsiderohet e përfunduar dhe vlera e paguar në fillim si garanci përbën pagesën e Dëmit të Shkaktuar ndaj DIGITALB për moszbatimin e detyrimeve sipas kësaj kontrate.
11-Mundet të mar njoftim me sms për pagesën e këstit mujor të radhës 2-3 ditë para datës së përfundimit të abonimit?
Klienti do te njoftohet me sms çdo datë 25 te muajit, ky njoftim me sms do t’i dërgohet vetëm klienteve që nuk kanë paguar këstin e radhës.