Pyetjet me te shpeshta

x

Si mund të abonohem në Online Unit?

“Online Unit” është një dyqan virtual, i cili mundëson shërbim 24 orë, në 7 ditë të javës.
Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Zgjidhni paketën e abonimit
  2. Bini dakord me “Termat dhe Kushtet e Shitjeve Online”
  3. Plotësoni të dhënat bazë: emër, mbiemër, numër celulari, adresë e-mail
  4. Plotësoni numrin e Kartës Smart tek e cila do të abonoheni
  5. Plotësoni të dhënat tuaja personale dhe zgjidhni mënyrën e pagesës
    (Para se të zgjidhni mënyrën e pagesës, ka një hap që tregon përmbledhjen e opsioneve të zgjedhura nga ju, që kërkon konfirmimin tuaj)
  6. Pas kryerjes së porosisë, ju do të njoftoheni përmes postës elektronike për të gjitha detajet e blerjes.

Pse duhet të plotësoj kontratën ?

Ju mund të kontrolloni detajet e përdorimit të Online Unit, si dhe kushtet e kontratës, në rubrikën “Terma dhe Kushte”.

Cilat janë kushtet dhe termat e përdorimit të Online Unit?

Plotesimi i kontratës ju shërben për identifikimin tuaj në sistemin e Digitalb. Gjithashtu edhe për të pasur informacion të mjaftueshëm mbi kushtet e përdorimit të artikujve të Digitalb si dhe ato tuaja. Duke pasur kontratë me Platformën Digitalb, ju mund të bëheni përfitues i ofertave të ndryshme. Te dhenat tuaja do te ruhen sipas rubrikës “Terma & kushte”.

  1. Të jeni mbi moshën 18 vjeç
  2. Të zotëroni një aparat Digitalb dhe Kartën Smart
  3. Të keni të instaluar antenën satelitore ose tokësore
  4. Një kartë krediti ose debiti
  5. Një adresë e vlefshme e-mail, për t'ju njoftuar për veprimet tuaja të blerjes
  6. Një numër telefoni, për t'ju kontaktuar në rast se paraqiten probleme
  7. Të keni sinjal në frekuencat e platformës Digitalb

Kam nënshkruar një kontratë online dhe kam bërë aktivizimin e abonimit, a mund ta anuloj?

Abonimi i blerë s’mund të anulohet në asnjë rast. Për më shumë informacion, referohuni te pika “Kushtet dhe Termat”.

Mënyrat e Pagesës

Ju mund të blini me një kartë Visa, Mastercard, të lëshuar nga çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siguria e veprimeve financiare është përgjegjësi e plotë e Raiffeisen Bank Albania. Ju mund të blini online gjithashtu, përmes llogarisë suaj në PayPal.

A mund të blej Abonim Online jashtë Shqipërisë?

Produktet e DigitAlb mund të blihen nga çdo individ, pavarësisht vendndodhjes dhe bankës së cilës i përket Karta Elektronike Bankare që zotëron.

A mund ta pasuroj Abonimin tim me kanale të tjera?

Ju mund të pasuroni abonimin tuaj në çdo kohë, duke blerë një nga Paketat e Abonimit Digitalb, duke bërë pagesën e diferencës në një nga pikat Digitalb UNIT në të gjithë Shqipërinë, të cilat mund t'i gjeni në Hartën Digitalb Unit.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Online Unit përdor teknikat më të përparuara për mbrojtjen e të dhënave. I gjithë komunikimi kryhet përmes protokollit të sigurt HTTPS me një kriptim të sigurt 256bit.

Paketa Fillestare Tokesore

X
Paketa Fillestare Tokesore

Paketa Familjare Tokesore

X
Paketa Familjare Tokesore

Paketa Premium Tokesore

X
Paketa Premium tokesore

Paketa Fillestare Satelitore

X
Paketa Fillestare Satelitore

Paketa Familjare Satelitore

X
Paketa Familjare Satelitore

Paketa Premium Satelitore

X
Paketa Premium Satelitore

Paketa Pay-per-View

X

Summer Sport

X
Summer Sport

Paketa Big Brother

X
X

© Digitalb 2015